Atentati në “Don Bosko”, si është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve, pista ku po hetohet

schedule10:38 - 4 Shtator, 2024

schedule 10:38 - 4 Shtator, 2024

Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç mbetën të plagosur nga atentati i ndodhur një ditë më parë në “Don Bosko” në Tiranë. Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar pavarësisht plagëve të marra.

Nga këqyrja e pamjeve filmike, dy personat kanë qenë të ulur në verandën e jashtme ku po konsumonin kafe. Dhe në këto moment është hapur zjarr ndaj tyre. ka dyshime që pistoleta ka qenë me silenciator. Në vendin e ngjarjes u gjetën shtatë gëzhoja.

“E gjithë ngjarja është filmuar me kamera sigurie, pasi biznesi ka pasur kamera sigurie. Por për grupin hetimor është i vështirë identifikimi pasi kanë qenë të maskuar dhe nuk kanë zbritur nga automjeti. Dhe automjeti është djegur dhe ka dyshime se targat janë të dubluara…”, raportoi gazetari Ervin Leka.

Ndërkohë 15 dëshmitarë janë pyetur lidhur për këtë ngjarje. Pistat e policisë janë shtrirë edhe në trafikun e lëndëve narkotike dhe po punohet për hetimin e konflikteve dhe të kaluarën e dy personave të plagosur.

(Të plagosurit Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç)

/abcnews.al/