Lufta në ajër është një nga pikat më të forta të tij. Amir Rrahmani po spikat në sezonin e tij të parë në Serie A dhe ka marrë elozhe të shumta. Hellas Verona ka mbrojtjen e dytë më të mirë në Itali pas Juventusit dhe futbollisti dardan ka dhënë kontributin e tij, ashtu sikurse edhe i riu Marash Kumbulla.
Rrahmani, pas 12 javësh kampionat, është lojtari që ka fituar më së shumti duele ajrore. Ai ia ka dalë mbanë në 79% të dueleve, duke lënë pas Chris Smalling të Romës dhe kapitenin e Milanit, Alesio Romagnoli. /abcnews.al