Një turist italian në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
41 vjeçari nga Italia po notonte në plazhin e Delisufit, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit.