Trump e Harris synojnë të rinjtë/ Sociologu Tushi: Pse kjo kategori e popullsisë mbetet “enigmatike”

schedule13:41 - 3 Shtator, 2024

schedule 13:41 - 3 Shtator, 2024

SHBA– Votuesit e rinj, 18 deri në 29 vjeç  do të luajë një rol kyç dhe vendimtar ne zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata cilësohen nga mediat amerikane si me enigmatikët, për pasojë Trump dhe Harris, kane nisur fushata duke synuar t’i arrijnë ato me çdo mjet.

Kjo sjellje enigmatike e votuesve të rinj amerikanë u komentua nga sociologu Gëzim Tushi në një lidhje direkte me ABC News.

Ai thekson se kjo moshë nuk mund të tërhiqet me slogane klasike nga partitë politike pasi nuk janë shumë të lidhur me ta, aq sa mund të jenë grupmosha të tjera. Ai përdori një term kur tha se në SHBA, kryesisht tek të rinjtë, partitë politike nuk e gjejnë kollaj atë që ai e cilësoi si “injoranca elektorale”.

“Fushatat elektorale në SHBA kanë një specifikë krejt tjetër nga stili evropian i fushatës, sepse Amerika është një konglomerat shtetesh. I përbërë nga shumë raca dhe shumë kombësi. Kjo është një fashë enigmatike, e vështirë për ta tërhequr pas vetes në fushata elektorale, sepse kjo është mosha e rritur dhe deri në 29 vjeç, këta janë të rinj, më shumë se sa kanë ideologji politike, kanë një ideologji personale. Nuk mund t’i tërheqësh këta persona me slogane, pasi secili prej tyre ka një mendim personal dhe nuk bën pjesë në “injorancën elektorale”. Ky nuk është term pezhorativ. Nuk e gjen këtë “injorancën elektorale” dhe këmbënguljen tek një parti e caktuar në SHBA. Fushata elektorale në SHBA është kthyer në një garë elektronike. Kjo moshë është shumë vigjilentë dhe kërkon të dijë rreth premtimeve  dhe sa e mundshëm është që ti marrin ato shërbime. Bombardimi i kësaj moshe nuk është e mundur që ti takosh personalisht për tua mbushur mendjen, por kjo mund të bëhet nëpërmjet mjeteve elektronike, të cilat tashmë janë në kulmin e tyre”, tha ai.

Sociologu i njohur theksoi se vlera morale e politikës në mbarë botën ka pësuar rënie dhe kjo manifestohet tek humbja e interesit nga elektorati.

“Vlera morale e politikën është në rënie globalisht. Indiferenca rinore dhe distanca e tyre ndaj kutive është shprehje e skepticizmit dhe mosbesimit të tyre.Kamam Harris dhe Donald Trump e  kuptojnë se duhet luftuar në këtë drejtim për t’i tërhequr këta të rinj, me çdo mjet të mundur”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!