Të shtëna me armë në supermaket, tre të vrarë

schedule13:23 - 19 Nëntor, 2019

schedule 13:23 - 19 Nëntor, 2019

Policia amerikane në Oklahoma të SHBA-ve, konfirmoi se tre persona mbetën të vrarë brenda një dyqani Ualmart, ku një person qëlloi e armë zjarri ndaj klientëve.

Sipas kreut të policisë, tre personat u vranë para supermarketit dhe autori i sulmit është mes viktimave. Shkollat në zonë janë mbyllur menjëherë m urdhër të policisë, duke bërë që për disa orë askush të mos dilte dhe as të mos hynte dot brenda ambienteve të shkollave.

Mediat amerikane raportojnë se ka dhe të plagosur. Dunkan, qyteza ku ndodhi ngjarja, ndodhet në jug të Oklahomës dhe ka 25 mijë banorë. Nuk është hera e parë që supermarket i Ualmart bëhet skenë e vrasjeve të tilla: në 3 gusht në El Paso, Teksas, gjatë një sulmi mbetën të vrarë 22 persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Autori i masakrës në atë rast ishte përqendruar vetëm tek klientët meksikanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!