Ekonomia turke vijon forcimin, rritet me 2.5% në tremujorin e dytë

schedule12:14 - 2 Shtator, 2024

schedule 12:14 - 2 Shtator, 2024

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) publikoi të dhënat zyrtare sipas së cilave ekonomia turke u rrit me 2,5 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar, raporton Anadolu.

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Turqisë  për periudhën prill-qershor arriti në 9,95 trilionë lira turke, ose afërsisht 308,16 miliardë dollarë, siç raportohet nga TurkStat.

Shifra megjithatë është më e vogël se rritja e parashikuar prej 5,3 për qind në tremujorin e parë, si dhe është nën pritjet e tregut pasi ekonomistët e anketuar nga Anadolu të premten kishin vlerësuar se ekonomia do të rritej me 3 për qind.

Në bazë tremujore, PBB-ja e Turqisë u rrit me 0,1 për qind në tremujorin e dytë, pas një rritjeje prej 1,4 për qind në tremujorin e parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!