E reja hidhet nga kati i dytë i banesës pasi dhunës nga partneri, arrestohet 24 vjeçari në Tiranë

schedule12:04 - 31 Gusht, 2024

schedule 12:04 - 31 Gusht, 2024

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas policisë, bashkëjetuesja ka tentuar që të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i banesës pas dhunës. Aktualisht, e reja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

24 vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!