Dy persona, të shpallur në kërkim për dhunë në familje, janë arrestuar në Tiranë.
Në pranga ka rënë një 58 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Personi tjetër i arrestuar është një 55 vjeçar, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”./abcnews.al