Çështja “Kurum”, grupi parlamentar i PD kërkon interpelancë me Ramën

schedule19:21 - 30 Gusht, 2024

schedule 19:21 - 30 Gusht, 2024

TIRANË-  Ndërsa javën e ardhshme nis sesioni i ri parlamentar, pas gati tre javësh që po flitet për mbetjet e transportuara nga Durrësi në Tajlandë e Kinë, grupi parlamentar i PD-së, ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Në kërkesën për interpelancë, kreu i Grupit Parlamentar demokrat Gazment Bardhi përmbledh tre pika, rreth kësaj çështjeje, sipas tij, për të bërë transparence, ku për herë të parë opozita kërkon edhe hetimin e kompanisë “Kurum”.

Së pari, sipas PD, ka dyshime se Kompania “Kurum” ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon. Dyshime për shkelje ka edhe për kompaninë që bënte transportin e mbetjeve të rrezikshme.

Sipas demokratëve, autoritetet përgjegjëse të vendit nuk kanë vepruar në kohë kundrejt kompanive private, si të prodhuesit të dyshuar ashtu edhe të “Sokolaj”, që transportonte lëndën toksike. Përmes interpelancës opozitarët thonë se duhet të bëhet transparencë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!