Katër persona, dy shqiptarë dhe dy italianë, kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafik droge.
Hetimi nisi në fund të vitit 2020, pasi një i burgosur që kthehej nga leja u sëmur brenda burgut të Porto Azzurro-s. Pas kontrolleve, u bë i mundur zbulimi i një veze që përmbante kokainë në zorrën e të burgosurit.
Pas kësaj, karabinierët nisën hetimet, ku nëpërmjet monitorimin dhe përgjimeve telefonike dhe mjedisore për mbi një vit zbuloi përfshirjen e të paktën 19 personave, 15 meshkuj dhe 4 femra, që janë nën hetim.
Kreu i bandës besohet të jetë një shqiptar, i cili është në mesin e 4 të arrestuarve.
Policia zbuloi nga hetimet, se grupi bënte të mundur kalimin e drogës, e cila i dorëzohej nga kreu shqiptar i bandës një prej bashkatdhetarëve të tij, banues në Romë, por me banim në ishullin e Elbas.
Ky i fundit e shpërndante te persona të tjerë në komunat e ishullit, të cilat më pas e shisnin me pakicë./abcnews.al