Sezoni i ri/ Departamenti i Arbitrimit organizon teste fizike e teorike me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Dytë

schedule16:16 - 28 Gusht, 2024

schedule 16:16 - 28 Gusht, 2024

Pas nisjes së kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë, më 21 shtator do të ngrejë siparin edhe edicioni i ri i Kategorisë së Dytë.

Për këtë arsye, Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka nisur përgatitjet me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit të Kategorisë së Dytë, që fillimisht iu nënshtruan testeve fizike në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Dytë shfaqën një formë shumë të mirë dhe i kaluan me sukses testet fizik, ndërsa më pas u zhvillua seminari teorik.

Gjatë seminarit u diskutua edhe për situata të ndryshme të lojës dhe interpretimi i duhur i rregulloreve, ndërsa arbitrat shkëmbyen vazhdimisht mendime për raste të caktuara të ndeshjeve. Një çështje kryesore që u diskutua ishte edhe komunikimi kapiten – arbitër, që është shumë i rëndësishëm gjatë një ndeshjeje futbolli. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!