Një 50-vjeçar ka kallëzuar në policinë e Lushnjes të birin, me të cilin ka humbur kontaktet prej disa ditësh. Ai ka treguar se 24-vjeçari jetonte prej dy muajsh në zonë kufitare mes Gjermanisë dhe Zvicrës.
Ndërkohë, blutë kanë nisur bashkëpunimin për gjetjen e të riut.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur një 50 vjeçar, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al