Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Salt Lake City në SHBA, pasi një 5 vjeçar ka vrarë veten aksidentalisht me armë. Sipas informacioneve, ai ka gjetur armën në dhomën e gjumit të prindërve të tij.
Djali gjeti një pistoletë 9 mm, duke qëlluar veten në kokë, tha zëvendës shefi Mike Wall i Departamentit të Policisë Santaquin. Prindërit e djalit, dhe ndoshta një nga vëllezërit e motrat e tij, ishin brenda në shtëpi kur ndodhën të shtënat, por nuk ishin në dhomë me të.
Babai hyri në dhomë pasi dëgjoi të shtënat por djali vdiq në vendngjarje.
/abcnews.al