Deklarata e papritur e Trump: Do të dëshmoj në Kongres për hetimet “Ukrainagate”

schedule16:45 - 18 Nëntor, 2019

schedule 16:45 - 18 Nëntor, 2019

Pasi e ka quajtur të çmendur dhe nevrike, kryetaren e Kongresit Amerikan Nensi Pelozi, presidenti amerikan Donald Tramp u shpreh se mund të dëshmonte dhe ai në Kongres, në kuadër të hetimeve për skandalin “Ukrainagate”.

Donald Trump shprehet se mund të dëshmojë në kongresin amerikan për sa i përket hetimeve për një largim të tij nga Shtëpia e Bardhë. “Kryetarja jonë e çmendur e Kongresit, nevrikja Nensi Pelozi, propozoi që të merrem në pyetje në kuadër të gjuetisë së shtrigave” – shkruan Trump në profilin e tij në Tuiter. Më tej Presidenti amerikan shton se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe nuk i pëlqen t’i japë besueshmëri këtij procesi qesharak. Por gjithësesi ai premtoi se do e mendonte seriozisht mundësinë për të marrë pjesë.

Tetë zyrtarë amerikanë do të dëshmojnë publikisht këtë javë, para komisionit të inteligjencës në Kongres. Më e rëndësishmja e javës së sytë do të jetë dëshmia e Gordon Sondlend, një sponsor i pasur i Trump që u bë ambasador në Bashkimin Europian. Në seancën me dyer të mbyllura ai u shpreh se besonte që Trump mund të kishte ofruar 400 milionë dollarë në ndihmë ushtarake për Ukrainën nëse do të ishin hapur hetimet për ish zv/presidentin amerikan Biden. Bisedat e Sondlend me Tramp, që u publikuan gjatë marrjes në pyetje e bëjnë ambasadorin një figurë qendrore për hetimet e demokratëve.

Tramp mund të akuzohet për abuzim me pushtetin për presionin që I ka bërë president ukrainas për ta bindur që të hetojë për Bajden dhe për rolin e Ukrainës në ndërhyrjet në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane. Hetimet ndaj kreut të SHtëpisë së Bardhë nisën nga denoncimi i një agjenti të shërbimit amerikan të inteligjencës, për një telefonatë mes Tram dhe Zelenski, në muajin korrik. Tramp akuzohet se ka bllokuar 400 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, për të bindur Zelenskin që të hetojë për Biden. /abcnews.al