Pronari i një lokali në Lushnje dhe dy të tjerë janë arrestuar nga policia, për aktivitetin e lojëra të fatit.
Sipas policisë gjatë operacionit u sekuestruan 3 celularë dhe 15 televizorë që përdoreshin për organizimin e kësaj veprimtarie.
36-vjeçari banues në Lushnje ktheu lokalin për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.