Një 48 vjeçar në Itali ka pranuar vrasjen e katër të moshuarve, për të cilët punonte si kujdestar. Sipas mediave italiane, 48 vjeçari Mario Eutizia iu jepte doza më të mëdha të qetësuesve moshuarve, deri në 4 herë më shumë se ato të përshkruara nga mjekët, me qëllim që t’i çonte ata “butësisht” drejt vdekjes.
Ai rrëfeu dhe shpjegoi krimet e tij që datojnë në vitin 2014, kur vrau dy të moshuar në Latina, por ende të paidentifikuar, duke thënë se donte “t’u jepte fund vuajtjeve të tyre”.
Karabinierët e Caserta-s ishin në gjendje të përcaktonin identitetin e dy vdekjeve të fundit të rrëfyera nga Eutizia, të ndodhura disa muaj më parë: atë të 89-vjeçarit Luigi Di Marzo, i cili vdiq në Casoria dhjetorin e kaluar, dhe 96-vjeçari Gerardo Chintemi, i cili vdiq në Vibonati në mars të këtij viti.
Dy të moshuarit vuanin nga patologji onkologjike dhe demencë senile dhe merrnin qetësues si Talofen dhe Trittico. Për më tepër, vetë Eutizia, ishte një pacient me kancer dhe i merrte këto barna, kështu që ai i dinte efektet e tyre vdekjeprurëse në rastin e marrjes së ngadaltë dhe të vazhdueshme të dozave masive./abcnews.al