Ambasadori amerikan në Kosovës Jeffrey Hovenier deklaroi se Washingtoni po bën gjithçka për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, por ajo çfarë po merr mbrapsht janë sjelljet e qeverisë Kurti që vepron në mënyrë të njëanshme duke dëmtuar këtë partneritet.
Një lidhje me Skype për “News Line”, analisti Frrok Çupi ka folur për këto raporte të Kurtit me ndërkombëtarët, duke theksuar se Kosova nuk do të ekzistonte si shtet pa Amerikën.
Ai ka thënë se këtë e dinë të gjithë, pasi Kosova tani mund të mos ishte një shtet i pavarur si të gjithë të tjerët.
“Është e rëndë për të thënë të vërtetën, për secilin shtet, për secilin partner, për secilin aleat, por mes Amerikës dhe Kosovës, kjo bëhet mijëra herë më e rëndë. Sepse Kosova si shtet ekziston sepse luftoi, punoi dhe funksionoi diplomacia, madje përtej diplomacisë dhe SHBA. Kushdo e di që Kosova si shtet mund të mos ishte një shtet i pavarur, por për këtë arsye Kosova është një shtet i pavarur si shtetet e tjera.
Por nuk është vetëm pjesa morale, ndaj aleatit më të madh që ka Kosova, por problemi është ekzistencialist. A e ekziston Kosova pa Amerikën? Është një pyetje shumë e thjeshtë, pa Amerikën Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet”, u shpreh analisti./abcnews.al