TIRANË- Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të jetë pjesë e skuadrës së Ipswich Town në sezonin e ri.
Klubi anglez, i sapongjitur ngjitur në Premier League, ka arritur marrëveshjen me ekipin e Chelsea, për afrimin e sulmuesit kuqezi.
Broja do jetë te Ipswich në formën e huazimit deri në fund të sezonit.
Në rast se Ipswich siguron mbijetesën, do të ketë detyrim blerjen e kartonit të shqiptarit, për vlerën 30 milionë paund.
Chelsea do të paguajë rrogën e Brojës për një sezon që do të jetë i huazuar. Lojtari do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të vijë zyrtarizmi i transferimit, siç raporton gazetari Fabrizio Romano.