Parashikimi i motit/ Temperaturat pësojnë rritje, në disa vende priten reshje shiu

schedule07:30 - 21 Gusht, 2024

schedule 07:30 - 21 Gusht, 2024

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zonat bregdetare, ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat Lindore.

Parashikohet që pas mesdite vranësirat të shtohen në territor duke bërë që të krijojnë mundësi për reshje shiu në gjysmën Lindore të territorit shqiptar gjatë orëve të pasdites kryesisht. Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të jenë kostante në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore 13°C minimalja deri në 33°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!