Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në konferencën Ndërkombëtare “Feja si instrument për paqen”, e organizuar edhe mem bashkëpunimin e DASH.
Gjatë fjalës së tij, Thaçi u shpreh se kombi shqiptar është shembull i harmonisë fetare, ndërsa theksoi se edhe gjatë luftës Kosova nuk e implikoi fenë.
“Kombi shqiptar ka dhënë dhe jep një shembull të mirë. Shumësia në raport me zotin ka bashkëjetuar në tolerancë dhe bashkëpunim.
Më lejoni të flas pak për përvojën e Kosovës me fenë dhe paqen. E arritura e para është se nuk kemi lejuar në luftën e Kosovës të implikohet feja. Kemi vazhuar traditën e Kosovës kur asnjëherë nuk kemi pasur konflikt ndërfetar.
Udhëheqësit fetarë në Kosovë kanë krijuar ura bashkëpunimi. Kështu dërgojnë mesazhin e tolerancës dhe bashkëjetesës. Edhe në Kosovë jemi përballur me radikalizmin. Por kemi reaguar menjëherë. Sot Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e luftës kundër terrorizimit. Po punojmë me kthimin e grave dhe fëmijëve. Jemi duke punuar me kujdes”, deklaroi Thaçi./abcnews.al