Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë, ku një 53 vjeçar amerikan ka mbytur me litar gruan, dy qentë e tyre në shtëpi dhe më pas edhe veten.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ngjarja është raportuar si vetëvrasje e 53 vjeçarit James ëertz. Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, është gjetur edhe trupi i pajetë i bashkëshortes së tij Indah Lilis Sartika, me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.
53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve. Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.
Fillimisht ngjarjen e ka zbuluar drejtori i shkollës ku punonte amerikani pasi nuk ka shkuar në shkollë. Mësohet se kur ai ka hapur derën, e ka gjetur të vetëvarur dhe ka njoftuar policinë./abcnews.al