Meta shmang Berishën/ Flet vetëm për aksionin e tij dhe 5 prioritetet e Partisë së Lirisë

schedule17:16 - 19 Gusht, 2024

schedule 17:16 - 19 Gusht, 2024

Ecjet në male apo zhytjet në ujërat e freskëta gjatë këtij gushti duket se kanë kanë qenë dhe një reflektim për vendime të mëdha nga Ilir Meta.

Ilir Meta e ka treguar që kur marrëdhëniet i ka të forta me Berishën, nuk lë vend pa e përmendur atë, si aleatin e tij të betejave të forta politike, apo frymëzimin që jep nga ballkoni me denoncimet.

Por kohët e fundit sa herë i përmendet emri i Berishës apo komunikimet me të, në konferenca për mediat, Presidenti i Partisë së Lirisë, shmanget të përgjigjet, duke u fokusuar tek planet e tij, për të ardhmen.

“A keni komunikuar Berishën për të bashkë-koordinuar aksionin? Aksioni ynë i është i gjithanshëm, mbështesim protestat, kudo ku shkelen të drejtat e shqiptarëve”

Ilir Meta paralelisht prej kohësh e ka bërë publike ofertën e tij për zgjedhjet parlamentare të 2025-ën dhe është kjo ku e devijon përgjigjen, kur vjen puna për koordinim me PD-në.

Ilir Meta deri më tani nuk i ka dhënë përgjigje edhe një pyetje tjetër të shtruar para tij, ai nëse do të jetë në listën e Berishës apo do të shkojë më vete, si për të testuar dhe forcën e tij politike të shndërruar në Partinë e Lirisë, nga LSI më parë. Vetëm se e ka një gjë të qartë; ai do të dalë deputetët nga lista e qarkut të Tiranës. Madje, e thënë dhe në formë kërcënimi, për këdo që mund ta vendos në dyshim diçka të tillë.

“Kush e vë në diskutim që unë do të jem kandidat për deputetë në kryeqytet bën gabim të madh dhe besoj se do e thyej disa herë herësin.”

A janë krisur marrëdhëniet Berisha-Meta, ndërsa ata janë duke bërë llogaritë për në Parlament? Sa herë janë para garave elektorale, Meta nuk është kursyer në kërkesa për përfaqësim sa më të gjerë të të tijve, siç ndodhi më 14 maj me listat e kandidatëve për Këshillat Bashkiak të vendit. Por tashmë ka një dallim, Sali Berisha ka logon e PD-së dhe nevoja e tij për strehim tek logoja e Metës, është e tejkaluar./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!