Njëri nga tre të plagosurit nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pritet që të transportohet me helikopter drejt Tiranës, raporton gazetari i ABC News Roland Beqiraj.
Nga përplasja e dy automjeteve tip “Toyota” dhe “Hyndai” mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe një pasagjer. Sipas raportimeve, në automjetin tip Hyndai udhëtonin dy shtetas anglezë.
Dyshohet se ka qenë drejtuesja e mjetit “Toyota” që ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë tjetër dhe duke u përplasur me mjetin që udhëtonin dy anglezët./abcnews.al


