Quhen ndryshe edhe “aspirinat”, por në ndeshjen e finales së Superkupës së Gjermanisë, për pak sa nuk u bënë për aspirina.
Bayer Leverkusen ia doli të fitojë Superkupën e Gjermanisë, në një ndeshje emocionuese. Leverkusen barazoi Stuttgart në minutat e fundit të kohës së rregullt, duke e dërguar ndeshjen në penllati, ku “aspirinat” u treguan më të saktë.
Pas një nisje fantastike, ku në minutën e 11-të kaluan në avantazh me Victor Boniface, kampionët e Bundesliga u barazuan vetëm 4 minuta më pas.
Për Stuttgart, barazoi Enzo Millot. Leverkusen mbeti me 10 lojtarë në të 37-ën, pas daljes me të kuqe të Martin Terrier.
Goli i avantazhit për Stuttgart, u shënua nga Deniz Undav në minutën e 63-të. Teksa u duk se ndeshja po fitohej nga Stuttgart, ishte Patrik Schick i cili vendosi ekuilibrin në minutën e 88-të.
Leverkusen e nis sezonin më së miri, duke fituar trofeun e parë./abcnews.al