Një furrë buke në Prishtinë është mbyllur, pasi dyshohet se rreth 20 persona janë helmuar nga produktet e saj.
Personat që dyshohet se janë helmuar, sipas Policisë së Kosovës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Njësia policore ka marrë në pyetje pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë, furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në ditët në vijim, sipas autoriteteve, do të merren në pyetje edhe personat që dyshohet se janë helmuar./abcnews.al