Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Bulqizë. Sipas policisë, disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal në fshatin Trebisht, ku për pasojë janë dëmtuar dy prej tyre.
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në QSUT ndërsa dy nga të përfshirët janë vënë në pranga, të cilët akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Nën hetim janë vënë pesë të tjerë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al