Supersfida Kosovë-Angli, njihuni me formacionet zyrtare

schedule16:48 - 17 Nëntor, 2019

schedule 16:48 - 17 Nëntor, 2019

Janë publikuar nga UEFA formacionet zyrtare të sfidës Kosovë-Angli, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Të dyja skuadrat janë pa objektiv në këtë sfidë, pasi Anglia është kualifikuar, ndërsa Kosova nuk ka shanse kualifikimi në këtë grup.

Megjithatë, asnjë nga trajnerët nuk e ka marrë lehtë këtë sfidë. Challandes ka aktivizuar formacionin e tij më të mirë të mundshëm. Muric në portë, Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Kololli në mbrojtje. Berisha, Dresevic dhe Celina në mesfushë, ndërsa treshja e sulmit është e përbërë nga Rashica, Hadërgjonaj dhe Nuhiu.

Ndërsa Anglia, vjen me këtë formacion. Pope do të jetë mes shtyllave, ndërsa Arnold, Maguire, Mings dhe Chilwell në mbrojtje. Hudson-Odoi, Winks, Rice dhe Sterling do të jenë në mesfushë, ndërsa Kane dhe Chamberlain do të luajnë në sulm.