SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në njësinë administrative Postribë, në Shkodër. Paraprakisht raportohet se një person ka mbetur i plagosur.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Gripi hetimor ka nisur verifikimet e para për rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./ abcnews.al