Shqipëria me medalje olimpike/ Rama: Lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik

schedule20:56 - 10 Gusht, 2024

schedule 20:56 - 10 Gusht, 2024

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur triumfin e mundësit Chermen Valiev, i cili i dha Shqipërisë këtë të shtunë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të “Paris 2024”.

Ky triumf shton Rama “është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit”, por dhe për të vërtetën tjetër që talentet e lindura këtu, jo vetëm nuk e braktisin më Shqipërinë, por talente të lindura gjetkë si Chermen Valiev vendosin të zgjedhin Shqipërinë, si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale.

“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë?FALEMINDERIT KAMPION”,  shkruan Rama. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!