Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë vijuar që të jenë korrekt në pagesat e kredive. Tregues për këtë fenomen është niveli i kredive të këqija i cili vijon të ulet. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në qershor të vitit 2024 niveli i kredive të këqija në vend arriti nivelin 4.70% nga 5.20% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu ky tregues është përmirësuar edhe në krahasim me një muaj më parë ku niveli i huave me probleme ka qenë më i lartë.
Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit politikë kjo që jep ndikim direkt në shtrenjtimin e kësteve të kredive nga qytetarët. Por fatmirësisht kjo nuk ka ndikuar në përkeqësimin e bilanceve të shlyerjes së huave të mara në banka.
Qëndrueshmëria e nivelit të kredive të këqija është një tregues pozitiv për ekonominë si në aspektin e sistemit bankar por edhe për qytetarët.
Tashmë Banka Qendrore ka nisur politikën e uljes së normave të interesit nga 3.25 % në 3%.ky vendim ndikon direkt në lehtësimin e kredi marrësve pasi ul shumën që duhet të paguhet për këstet nga qytetarët apo bizneset.
Inflacioni i ulët është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijoj politikën e uljes së normave të interesit në vijim duke lehtësuar qytetarët në pagesën e kësteve të kredive që kanë në monedhën kombëtare.
Treguesit e huave me probleme gjatë këtij viti konfirmojnë se rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore por edhe ajo Europiane për kreditë duket se nuk ka ndikuar në përkeqësimin e aftësisë paguese në vend. Nëse krahasojmë nivelin e kredive të këqija me të njëjtën periudhë të disa viteve më parë shifrat konfirmojnë përmirësim.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar gjatë pjesës së parë të vitit 2024 duke rrëzuar pritshmëritë fillestare, sipas të cilave inflacioni dhe rritja në nivele rekord e normës bazë të interesit do të rriste nivelin e kredive me probleme.
NIVELI I KREDIVE TE KEQIA
Qershor 2024 4.70%
Qershor 2023 5.20%
/abcnews.al