Durrës, njëri dhunon gruan, tjetri nënën, arrestohen dy persona

schedule11:43 - 9 Gusht, 2024

schedule 11:43 - 9 Gusht, 2024

Dy persona janë arrestuar këtë të premte në Durrës.

Sipas informacioneve të policisë, në pranga ka rënë një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një 31-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit; 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al