Teksa policia ishte mobilizuar si kurrë më parë, duke vënë në gatishmëri mbi 6000 efektivë për të ruajtur rendin dhe sigurinë në 100 tubimet e paralajmëruara nga ekstremistët e djathtë, mijëra britanikë dolën në sheshe dhe rrugë në shenjë kundër proteste.
Autoritetet prisnin trazira të reja anti myslimane në mbrëmje, pasi grupet e ekstremit të djathtë u zotuan se do të shënjestrojnë qendrat e azilkërkuesve në mbarë vendin, por thirrjet e këtyre të fundit duket se kanë nxitur mijëra britanikë dhe emigrantë që të dalin në protesta antifashiste.
Turma të mëdha njerëzish që brohorasin njëzëri “refugjatët të mirëpritur” po marshojnë në zonat e përcaktuara nga ekstremi i djathtë për të kryer trazira.
Jashtë qendrës së Asylum Link në Liverpool, mbështetësit mbushën rrugën duke mbajtur në duar pankarta që shkruanin: “Kundër nazistëve”, “Pensionistët e Merseyside luftojnë kundër” dhe “Kur të varfrit fajësojnë të varfrit, fitojnë vetëm të pasurit”, apo “Dashuri, jo urrejtje”.
Në Brighton dy grupe të ndryshme u panë në protestë, teksa dominonin ata që mbështesnin refugjatët, ndërsa ekstremistët e djathtë u panë teksa mbanin në duar flamurin e Shën Gjergjit.
Në zonat Walthamstow dhe North Finchley të Londrës, ku ka prezencë të lartë të komuniteteve të emigrantëve, qindra protestues u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për refugjatët pranë qendrave të ndihmës.
Demonstruesit mbanin në duar pankarta që shkruajnë: “Refugjatët janë të mirëpritur“.
Avokatët e imigracionit u ishte thënë nga policia të punonin nga shtëpia pasi listat e firmave të avokatëve dhe agjencive të këshillimit u ndanë në grupe bisedash në Telegram si objektiva të mundshëm.
Por vetëm një pjesë e vogël e arrestimeve u raportuan gjatë mbrëmjes pasi demonstratat kaluan kryesisht në mënyrë paqësore nëpër pjesë të Anglisë:
Në total, më shumë se 400 arrestime janë bërë në lidhje me trazirat që filluan javën e kaluar. Më shumë se 140 persona janë akuzuar dhe disa tashmë janë dënuar.
Skenat kryesisht paqësore të së mërkurës në mbrëmje ngrenë pyetjen nëse arrestimet e mëparshme dhe dënimet me burgim, dhe dëshira e të tjerëve për të marrë një qëndrim kundër dhunës, kishin një ndikim te këdo që synonte të fillonte trazira të reja.
/abcnews.al