Izraeli paralajmëroi se do të eliminonte liderin e ri të Hamasit, Yahya Shinwar ,
Autoritetet izraelite akuzojnë figurën kryesore të lëvizjes islamike palestineze në Rripin e Gazës se ishte ndër organizatorët e sulmit të paprecedentë të tetorit në Izraelin jugor, shkas për atë luftë.
Lufta në Rripin e Gazës me lëvizjen islamike palestineze, është në muajin e saj të njëmbëdhjetë, dhe rrezikon të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme.
Për vite me radhë, në qendër të vëmendjes së Izraelit, Yahya Sinwar, lëvizja e të cilit është cilësuar si organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA dhe BE, nuk është parë në publik që nga 7 tetori.
/abcnews.al/