Klubet e mëdha ta harrojnë, Koulibaly deklaratë dashurie Napolit

schedule20:16 - 16 Nëntor, 2019

schedule 20:16 - 16 Nëntor, 2019

Kalidou Koulibaly është një nga mbrojtësit më të fortë në planet dhe Napoli është me fat që e ka në përbërje një lojtar të tillë. Shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij, por senegalezi as që ka ndërmend të ndërrojë ambient.

28-vjeçari ka konfirmuar sërish dashurinë e tij për ekipin, qytetin dhe tifozët në një postim të bërë në Twitter. Koulibaly është një idhull i popullit napolitan dhe të njëjtën gjë ndjen edhe ai kundrejt tyre.

Këtu kanë lindur fëmijët e mi. Këtu jam rritur si njeri dhe si futbollist. Këtu, unë dhe familja ime ndihemi si në shtëpi“, shkruan mbrojtësi afrikan, i cili po zhvillon sezonin e gjashtë me fanellën e Napolit të tij të dashur mbi supe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!