Sondazhet në SHBA: Harris në një pozicion shumë më të mirë se Biden kundër Trump

schedule23:09 - 6 Gusht, 2024

schedule 23:09 - 6 Gusht, 2024

Vendimi i Joe Bidenit për t’u tërhequr nga gara për një mandat të ri si president i SHBA-së dhe për t’ia lënë atë zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris, ishte një lëvizje e mirë për Partinë Demokratike, sipas sondazheve të fundit.

Organizata e pavarur amerikane e monitorimit të zgjedhjeve “Decision Desk” publikoi një përmbledhje të sondazheve të periudhës së mëparshme, të cilën e ndau në periudhën para dhe pas njoftimit të presidentit aktual për tërheqjen nga gara presidenciale.

Sipas sondazheve gjatë periudhës kur kandidati i Partisë Demokratike ishte Biden, Trump kishte përparësi në nivel kombëtar dhe në shtatë nga tetë shtetet federale ku asnjë parti nuk ka një fitore të sigurt, të cilat quhen edhe shtete “swing”.

Megjithatë, me nominimin e 59-vjeçares për presidente ndryshoi ndjeshëm rezultatet, kështu që kandidati i ri i Partisë Demokratike bëri hapa të rëndësishëm drejt udhëheqjes në një numër të madh shtetesh “swing”, si dhe në sondazhet kombëtare.

Në SHBA, sondazhet parashikuan një epërsi prej 2 për qind për Donald Trumpin, por Harris arriti ta zvogëlojë atë në një për qind në vetëm disa javë. Disa sondazhe madje thonë se ajo ka një epërsi të lehtë, ose të paktën një barazim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!