Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektoi qendrën e re shëndetësore të ndërtuar në Laprakë, të Tiranës. Ajo është pjesë e programit të investimit në 300 qendra shëndesore gjatë 4 viteve të ardhshme, që synojnë lehtësimin e shërbimit në spitale.
Lapraka ka një qendër të re shëndetësore për 70 mijë banorët e saj, falë një investimi prej 230 mijë eurosh të Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës “Save the Children”. Qendrën e re shkoi ta inspektonte Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu.
Kjo qendër është pjesë e programit të investimit në 300 qendra shëndesore në 4 vitet e ardhshme, prej të cilave 80 do të kryhen gjatë këtij viti.
Ministrja Manastirliu shpjegoi se në 36 qendrat shëndetësore të Tiranës dhe në 4 poliklinikat e specialiteteve, për herë të parë është përfshirë edhe sistemi I referimit elektronik, gjë që shmang rradhët e qytetarëve te mjeku specialist, duke vendosur përmes sistemit elektronik orën dhe datën e vizitës./abcnews.al