SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Shalës, Konispol. Sipas policisë së Sarandës dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë, 69-vjeçari Hyso Islami ka vrarë dyshohet me sëpatë gruan e tij Shano Islami 66 vjeçe.
Sipas informacioneve dyshohet se 69-vjeçari është konfliktuar më pas me djalin e tij Klement Islami 40 vjeç, ky i fundit e ka shtyrë nga shkallët e banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë edhe 69-vjeçari.
(Në foto: Klement Islami)
40-vjeçari është arrestuar nga policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/