Janë mbyllur sfida e Kategorisë së Dytë të futbollit shqiptar. Sot janë luajtur plot 12 sfida, gjashtë te vlefshme për grupin A dhe gjashtë për Grupin B. Ndeshja që mori më shumë vëmendje ishte padiskutim ajo mes Këlcyrës dhe Përmetit.
Dje, klubi i Këlcyrës denoncoi Përmetin me akuzën se këta të fundit ishin munduar të ndikonin në rezultat, duke kërkuar kompromis. Kjo sfidë, u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të Përmetit dhe nuk pati asnjë kontestim. Madje, klubi i Këlcyrës falënderoi dhe FSHF-në, për gjykimin e rregullt që u bë në këtë takim. Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi i Këlcyrës shkroi:
“Ekipi ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta gjatë këtij kampionati. Falënderojmë FSHF-në për vlerësimin që kishte për këtë ndeshje. Gjykimi ishte tepër korrekt! Gjithashtu falënderojmë dhe tifozat për qëndrimin korrekt gjatë 90 minutave! FORCA ULËRIMA!”/abcnews.al