Ushtria izraelite në gatishmëri/ Blinken: Irani mund të sulmojë brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme

schedule08:23 - 5 Gusht, 2024

schedule 08:23 - 5 Gusht, 2024

Ushtria izraelite ka kaluar në gatishmëri të plotë, nga frika e një sulmi të Iranit, si kundërpërgjigje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hanyeh në mesin e javës së kaluar.

Ndërkohë Izraeli po konsideron nisjen e një sulmi parandalues ​​për të penguar Iranin nëse do të vihej në dijeni për prova të pakundërshtueshme se Teherani po përgatitet të nisë një ofensivë. Më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu thirri shefat e sigurisë për një takim, lidhur me zhvillimet e fundit.

Edhe aleatët e Izraelit mendojë se Irani së bashku me Hezbollahun mund të sulmojnë brenda 24-48 orëve të ardhshme.  Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken e deklaroi këtë gjë në takimin e G7, teksa SHBA ka afruar disa luftanije në rajon nëse situata përshkallëzohet.

/abcnews.a;

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!