“Dvorani, simboli i korrupsionit, vegla dhe masha e Ramës”: Basha akuza nga Devolli

schedule12:44 - 16 Nëntor, 2019

schedule 12:44 - 16 Nëntor, 2019

Për kryedemokratin Lulzim Basha, Rama e ka jetike kapjen e institucioneve. Nga Devolli, Basha akuzon Ramën se ashtu siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë.

“Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet.

Nëqoftëse institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar.

Prandaj ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë reformën në drejtësi, prandaj ai cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetuese. Paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të parlamentit”.

Kryedemokrati ju tha fermerëve se as vitin e ardhshëm, qeveria nuk do t’i mbështesë ata. Basha shton se oligrakët janë ata që do të fitojnë sërish. SINK Parate tek oligrarket.

Demokratët propozojnë një skemë të ngjashme me Kosovën, ku fermerët dorëzojnë prodhimin, dhe kostoja e prodhimit ju mbulohet nga shteti.

Nga Devolli, Basha u ndal edhe tek debati për Gjykatën Kushtetuese, duke u rreshtuar përkrah Ilir Metës. Prej ditësh, Basha ka nisur një tur në Shqipëri, duke u takuar me të rinjtë, aktorët e turizmit, fermerët dhe bizneset./abcnews.al