Bella Hadid është ndjerë e pasigurtë gjatë sfilatës se Victoria Secret .
Në një deklaratë ajo ka falenderuar Rihanën për ndihmën qe i ka dhënë.
Me kalimin e viteve, 23-vjeçarja ka arritur influencë në botën e modës, duke modeluar për dizajnerët kryesorë dhe duke qënë modele kryesore në fushata të mëdha.
Dhe, edhe pse Hadid ka qënë pjesë e Victoria’s Secret Fashion Show në tri raste të veçanta, ishte Rihana që e bëri vërtet të ndjehej “e fuqishme”.
“Rihanna është e mahnitshme. Për mua, kjo ishte hera e parë në pasarele që ndihesha vërtet seksi.
Hadid gjithashtu u hap për shëndetin mendor dhe luftën me depresionin në mes të karrierës së saj të ngarkuar.
“Për një kohë thjesht nuk doja të flisja për këtë, dhe kam kaluar shumë gjatë viteve të fundit me shëndetin tim,” tha Hadid. “Ndihem fajtore që jam në këtë gjendje , kam mundësitë që të bëj shumë por akoma ndihem pak e dëshpëruar. Nuk ka kuptim.”:deklaroi Hadid /abcnews.al