Turqia ka dënuar të mërkurën vrasjen “e tmerrshme” të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran.
Hamasi më herët tha se udhëheqësi i saj politik Ismail Haniyeh u vra në një sulm izraelit në Teheran, ku ai kishte marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të vendit.
Dhe i pranishëm në ceremoni ishte edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
“Sulmi tregon se qeveria e Benjamin Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen”, citohet të ketë thënë Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.
“Kjo vrasje synon të përhapë luftën në Gaza në një nivel rajonal”, paralajmëroi Fidan.