Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy të vdekur nga shpërthimi në depon e armëve në Ukrainë

schedule11:35 - 16 Nëntor, 2019

schedule 11:35 - 16 Nëntor, 2019

Dy inxhinierë të minierave kanë vdekur dhe katër persona të tjerë janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në një depo armësh në qytetin lindor ukrahinas. Kharkiv. Lajmi u bë i ditur nga  ushtria e Ukrahinës.

Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Ukrahinës tha se shpërthimi ndodhi të premten gjatë një shkatërrimi të planifikuar të armatimit të vjetër në një bazë ushtarake.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se katër personat e lënduar janë dërguar në spital, por tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë pëer jëtën.

Ushtria gjithashtu njoftoi se banorët lokalë dhe infrastruktura nuk janë më të rrezikuar , pasi shpërthimet  kanë mbaruar.

Viteve të fundit, në Ukrainë kanë ndodhur disa shpërthime në depo të armëve gjatë kohës së luftës me separatistët pro-rusë, të cilët ende po i mbajnë nën kontroll rajonet lindore, Donetsk dhe Luhansk.

Më shumë se 13 mijë njerëz janë vrarë prej fillimit të këtij konflikti në prill të vitit 2014, shkruan “Free Europe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!