VIDEO/ Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Bilisht, tetë të plagosur, mes tyre dy fëmijë

schedule19:45 - 29 Korrik, 2024

schedule 19:45 - 29 Korrik, 2024

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”.

Mësohet se aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa tetë persona kanë mbetur të lënduar. Mes të plagosurve ishin edhe dy fëmijë.

Sipas policisë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/