Fluks në portin e Durrësit/ Gjatë fundjavës hyjnë mbi 15 mijë udhëtarë

schedule15:19 - 29 Korrik, 2024

schedule 15:19 - 29 Korrik, 2024

Fundi i mujit korrik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në portin e Durrësit. Vetëm gjatë fundjavës në portin më të madh në vend kanë hyrë mbi 15 mijë udhëtarë dhe rreth 3800 automjete.

Rritja e numrit të udhëtarëve nisi që në pjesën e dytë të korrikut, pasi emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, apo vende të tjera të bashkimit Europian kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet dhe qëndruar pranë të afërmve.

Fluksi në portin e Durrësit në këtë periudhë është shtuar edhe nga turistët e huaj, kryesisht italianë që vizitojnë Shqipërinë, ndërkohë që zgjedhin transportin detar për të hyrë në vendin tonë.

“Eshtë hera e parë që vizitojmë Shqiperinëe dhe do të bejmë një tur nga veriu në jug të Shqiperisë.”

“Do marrim një makinë dhe do të levizim në të gjithë Shqipërinë. Do të qëndrojmë 10 ditë, katër ditë do që qëndrojmë në veri me pas në jug.”

Pritet që në muajin gusht të arrihet edhe piku, ku do të ketë një rritje të udhëtarëve në hyrje dhe dalje.

Për të përballuar fluksin e lartë të pasagjerëve, porti i Durrësit ka shtuar masat, duke punuar me 24 sportele./abcnews.al