Kryeministri Edi Rama deklaroi se bashkitë do të përfshihen në procesin e legalizimit të banesave. Lidhur me këtë ka folur në “Money Report”, eksperti për pushtetin vendor, Agron Haxhimali, i cili tha se nga shtatori do të nisë puna, ku janë të përfshira 61 bashki.
Ai shpjegoi rolin e bashkisë mes vet5deklaruesit dhe kadastrës, duke theksuar kryetari i bashkisë ka një përgjegjësi të madhe, pasi është dera e parë, që një qytetar shpreh ankesat e tij.
“Përfshirja e një institucioni tjetër në procesin e legalizimit siç rasti i bashkisë, ka qene një histori që të zgjedhurit vendor e kanë kërkuar për ti dhënë një shtysë ose dimension tjetër këtij procesi. Por përfundimisht, duke filluar nga shtatori, këto 61 bashki, kanë rolin dhe rëndësinë e tyre në këtë proces. Është shumë i rëndësishëm, e kanë kërkuar vetë bashkitë dhe me të drejtë. Për këtë rol që kanë koordinues, për të përcaktuar prioritetet se kush do legalizohet i pari dhe kush më pas, është shumë pozitive. Bashkitë në këtë rast, janë një shtysë lehtësuese për qytetarët, për aplikuesit dhe vetdeklaruesit.
Roli i parë i bashkive, do të koordinojë veprimet mes institucioneve, kadastrës dhe vetëdeklaruesit. Roli i dytë, do të ndihmojë vetëdeklaruesit që kanë ndërtime pa leje, për t’u orientuar më mirë, për të përmirësuar dosjen. Do të monitorojë veprimtarinë për legalizimin e dosjeve, dhe kjo është më e rëndësishmja për mua. Pra, në qoftë se kryetari i bashkisë është i bindur që një dosje e një qytetari të tij është korrekte, atëherë ai duhet të jetë në pozitën që t’i kërkojë llogari agjencisë, pse nuk e ke pajisur me certifikatë, cilat janë arsyet, përse e vono. Kryetari i bashkisë ka përgjegjësi pasi është dera e parë ku qytetari ankohet”, u shpreh eksperti./abcnews.al