Presidenti francez Emmanuel Macron e siguroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se Parisi “është plotësisht i përkushtuar për të bërë gjithçka për të parandaluar një përshkallëzim të ri në rajon” gjatë një bisede telefonike, tha pallati presidencial.
Kreu i shtetit tha se do t’u dërgonte “mesazhe të gjitha palëve të përfshira në konflikt”, ndërsa Franca përpiqet të parandalojë një përshkallëzim më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut, pasi një raketë u hodh në Lartësitë e Golanit që vrau dymbëdhjetë fëmijë të moshës 10 deri në 16 vjeç dje.
Sipas pallatit Élysée, Emmanuel Macron “përsëriti gjithashtu nevojën për të arritur një zgjidhje politike për çështjen e Linjës Blu, bazuar në Rezolutën 1701”.
/abcnews.al