I freskët nga emërimi si President i “Zikaltërve” të Inter, Giuseppe Marotta ka mbajtur njëkohësisht edhe detyrën e Administratorit të deleguar për çështjet sportive, teksa bashkë me specialistin Ausilio vijojnë punën për përforcimin e skuadrës, teksa nuk pritet të jetë aspak e lehtë duke parë nivelin e lartë të organikës, që kampionët në fuqi të Italisë posedojnë.
Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski do të jenë dy fytyrat e reja të “Zikaltërve” për sezonin e ri, për të kompletuar edhe më shumë organikën e Inzaghi, teksa tashëm vëmendja e drejtuësve “Zikaltër” është te kompletimi i krahëve, teksa i piketuari i 20 herë kampionëve të Serie A është anësori zviceran i Bologna, Dan Ndoye.
Ndoye është një futbollist shumë teknik, që përshtatet në të dy krahët dhe shquhet për prirjen shumë ofensive. Natyrisht ka defekte në fazën mbrojtëse, por ofron shumë më tepër në sulm dhe tek Inter janë gati ta marrin, nëse arrijnë të shesin Dumfries, pasi Bologna nuk pranon më pak se shumën e 20 milionë eurove. /i.m /abcnews.al