Ishte një sukses historik.
Nuk mund të ketë emër tjetër fitorja e Egnatias jashtë fushe në raundin e dytë kualifikues të Conference League, me kampionen në fuqi e Shqipërisë mori një rezultat tepër të rëndësishëm, 1-0, në fushën e islandezëve të Vikingur, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit.
Fati i përballjes u vendos nga goli i shënuar nga Doukou në minutën e 33’-të, ndërsa skuadra nga Rrogozhina përballoi një duel të vështirë, me lojtarë të larguar, si “garidani” Alen Sherri dhe sulmuesi turk, Melih Ibrahimoglu.
Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Edlir Tetova ia dolën, duke e kontrolluar ndeshjen dhe kanë shpresa reale për t’u kualifikuar për herë të parë në turin e tretë të Conference Leauge/
Partizani, ndërkaq, nuk ia doli dot në Gjeorgji, dhe u mund 0-2, po në këtë konkurrim, me “Demat e Kuqe”, të Orges Shehit, që akuzuan arbitrin se favorizoi ekipin vendas, Iberia 1999, dhe pretenduan për dy kartonë të kuq në favor.
Në minutën e 30’-të, portieri Qirko shkaktoi penallti, dhe Shota Nonikashvili realizoi nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë erdhi dyfishimi i rezultatit, në minutën e 57’-të me autor goli Cheykne Sylla.
Partizani e luajti gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë pasi Rrapaj doli me të kuqe, dhe nuk do të jetë në sfidën e kthimit në Elbasan të enjten e ardhshme. /i.m /abcnews.al