Lerda buzëqesh para Laçit, Partizanit i kthehen tre lojtarë

schedule17:45 - 15 Nëntor, 2019

schedule 17:45 - 15 Nëntor, 2019

Partizani mendon për ndeshjen me Laçin. Demat e kuq po përgatiten intensivisht gjatë kësaj periudhe, edhe pse grupi i lojtarëve nën urdhrat e trajnerit Franco Lerda nuk ka qenë i plotë. Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi janë më kombëtaren e madhe, kurse te moshat janë grumbulluar Livio Malaj dhe Esat Mala.

Mungesë tjetër është ajo e Brian Brown, pjesë e Xhamajkës. Ndërkohë ka edhe lajme të mira, pasi janë rikuperuar disa prej lojtarëve që kohët e fundit kanë pasur probleme. Theophilus Solomon është ai që gëzon më së shumti trajnerin Lerda.

Sulmuesi kryesor i skuadrës ka qenë i dëmtuar dhe tashmë është rikuperuar. Gjithashtu më e mirë paraqitet gjendja e Joseph Ekuban dhe Esin Hakajt, të cilët janë stërvitur me grupin ditën e sotme. Mbetet ende në infermieri mesfushori Kristi Kote. /abcnews.al